Sherr me thika në Orikum, plagoset 32-vjeçari

433
Një sherr që ka përfunduar me përdorimin e thikave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Orikum të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 minuta të ditës së djeshme, ndërsa ka mbetur i plagosur një i ri. Burime nga policia thanë se një 26-vjeçar me inicialet E. Ç., mbrëmjen e djeshme ka tentuar që të vrasë me thikë 32-vjeçarin me inicialet M. A., nga Orikumi. I plagosuri me thikë është dërguar në spital, ndërsa policia tha se është duke punuar për kapjen autorit të plagosjes.
Sigal