Iu anulua fluturimi nga Rinasi / 42-vjeçarja godet punonjësen e kompanisë ajrore dhe arrestohet

139
Sigal

Një 42-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë së Rinasit pas goditjes së punonjëses së një kompanie ajrore.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” të shtetases Sh. K., 42 vjeçe.

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, pasi nuk i është mundësuar udhëtimi, për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.