Krujë, asgjesohen 560 bimë Cannabis dhe një automatik, 2 persona në pranga

552
Policia e Krujës ka asgjesuar 560 bimë narkotike Cannabis Sattiva dhe sekuestruar një armës zjarri automatik, 25 fishekë dhe 2 aparate telefonike.
Në pranga janë vënë dy shtetasit Islam Durma, 49 vjeç dhe Blerim Durma, 25, të dy banues në Krujë.
Arrestimi i tyre u bë pas një kontrolli në vendin e quajtur Arratesh të Krujës, ku u sekuestruan 560 bimë narkotike Cannabis të mbjella në 4 parcela. Bimët u asgjesuan me anë të djegies. Po ashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe armët e municionet e sipërpërmendura.
Sipas policisë, arma automatik ishte e mbushur por në pozicion sigurues.
Asgjesimi i bimës narkotike dhe sekuestrimi i municioneve u bë në kuadër të operacionit “Arratesh 2015” në vijim të parandalimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike.
Sigal