Ministria e Jashtme dënon sulmet terroriste në Francë, Tunizi dhe Kuvajt

365
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me forcë sulmet e sotme terroriste të ndërmarra, pa ndonjë lidhje me njëra-tjetrën, në Francë, Tunizi dhe Kuvajt, si pasojë e të cilave kanë humbur jetën shumë persona.
Ministria e Punëve të Jashtme shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të afërmit e tyre, si edhe ofron mbështetjen për autoritetet e këtyre vendeve në përballimin e kësaj situate dhe kundërvënien me të gjitha mjetet ndaj çdo akti terrorist, kudo që ai ndodh.
Sigal