Asgjësohen rreth 7 mijë bimë kanabis në Sarandë dhe Tepelenë

385
Policia e Shtetit, në kuadër të aksioneve anti-kanabis, ka asgjësuar rreth 7 mijë rrënjë kanabis sativa në Sarandë dhe Tepelenë. Sipas një njoftimi për shtyp, policia ka asgjësuar rreth 3452 rrënjë bimë narkotike të mbjella midis fshatrave Bistricë-Muzinë, pranë vendit të quajtur “Kostanja”, të cilat ishin të kultivuara në një sipërfaqe të gjerë toke pa pronar. Ndërsa në Tepelenë, në fshatin Dorëz, të njësisë administrative Lops, policia asgjësoi 3.500 rrënjë kanabis. Në të dyja rastet, policia bëri asgjësimin e tyre me anë të djegies me zjarr dhe po për të dyja rastet, bëhet me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.
Sigal