PD: Lugina kanabisi nën drejtimin e Tahirit

499
Partia Demokratike, me anë të një deklarate të Sekretarit për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, deklaroi se “lugina e Lumit të Vlorës është shndërruar në Luginën e Kanabisit”.
Me anë të disa pamjeve, Salianji theksoi se “kjo është dëshmia e mbulimit të vendit me drogë, e rritjes së përditshme të këtij biznesi kriminal, që drejtohet nga Saimir Tahiri. 30 përqind e fitimit të çdo bime të mbjellë, ndahet mes shefave të policisë dhe Tahirit. Ky është pazari që garanton mbjelljen, rritjen, korrjen dhe transportin e drogës. Pamjet janë filmuar pikërisht në zonën e Lumit të Vlorës, aty ku Habilajt e Tahirit kanë kontroll absolut mbi territorin. Parcela pa fund që lulëzojnë, që sjellin qindra milionë euro për bandat e trafikantët, për njerëzit e afërt të Tahirit, i cili, përveç shumë garancive të tjera, u dha Habilajve edhe makinën e tij private, taksinë e drogës AA003GB, për t’u siguruar paprekshmëri e semafor jeshil për lëvizjet e tyre”, deklaroi Salianji.
“Kjo pra është dëshmia e gjallë e krimit të veshur me pushtet e pushtetit të veshur me krim. Partia Demokratike do të vendosë rendin e sigurinë në vend, do të shtypë trafikun e trafikantët e drogës, do të crrënjosë lidhjet e politikës me krimin”, shtoi Salianji.
Sigal