Parashikimi i motit, vjen sërish i nxehti afrikan

457
Zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti për zonat malore të Shqipërisë. Parashikohet që gjatë pasdites të ketë zhvillim të vranësirave konvektive në veri-verilindje të vendit duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër, nuk përjashtohet edhe mundësia e breshrit.
Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e territorit do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të larta duke bërë që në zona të veçanta të regjistrohen temperatura 35-36 grade C. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim i ulë
Sigal