Temperaturat deri në 21 gradë, parashikimi i motit për sot

101
Sigal

Sipas MeteoAlb: Vijonë vendi ynë të jetë në ndikimin e vlerave të lartë barike të cilat do të sjellin dei në orët e mesditës dhe pasdites mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të lehta vranësirash. POR në orët në vijim parashikohet që në territorin Shqiptar vranësirat të shtohen gradualisht, duke bërë që gjatë mbrëmjes dhe natës të jemi në dominimin e vranësirave të shumta.

Temperaturat e ajrit do të MBETEN kostante në mëngjes, POR do të rriten në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Vendet Nordike dhe gadishulli Iberik janë përfshir nga kushtet e qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin kthjellime dhe kalime vranësirash. PO ashtu dhe brigjet e Egjeut do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. POR pjesa tjetër e Europës Jugore do të jetë me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu. Gjithashtu dhe pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në ndikimin e masave ajërore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin reshje shiu në Europën Qëndrore, ndërsa në Lindje të kontinentit VIJOJNE reshje në formë dëbore.

MBETET Kosova në dominimin e motit të qëndrueshëm për gjat gjithë ditës duke sjellë kthjellime dhe vranësira të lehta deri në orët e pasdites. Ndërsa mbrëmja dhe nata sjellin shtim të vranësirave POR nuk do të gjenerojnë reshje në territor.

Republika e MV në pjesë e parë të ditës do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të shtohen gradualisht, KU më të dukshme vranësirat do të jenë gjatë orëve të mbrëmjes dhe në vijim.