I prezantohen policisë si punonjës të SHISH, arrestohen dy persona në Berat

414
Policia e Beratit ka arrestuar dy persona, të cilët i janë prezantuar uniformave blu si punonjës të SHISH.
Policia sqaron se dy persona, “Alfred Kallmi 41 vjeç dhe Antonio Toska 24 vjeç, të dy nga Berati duke udhëtuar me automjetin tip Benz me targa AA 969 MX, në rrugën nacionale Berat-Ura Vajgurore, në Moravë, kanë ndjekur nga pas duke i kërkuar të ndalojë automjetin me drejtues shtetasin F.F, 30 vjeç, banues në Durrës. Drejtuesi i mjetit ka njoftuar Policinë se nje automjet me dy persona civilë po e ndiqte nga pas duke i kërkuar të ndalonte. Menjëherë shërbimet e policisë kanë ndërhyrë duke bërë bllokimin e automjetit së bashku me dy personat, të cilët në momentin e ndalimit nga Policia janë prezantuar si punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror.”
Policia i sekuestroi në cilësinë e provave materiale automjeti tip Benz dhe dokumetat me të cilat pretendojnë se janë punonjës të Zyrës Qëndrore Investigative me qëndër në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Përvetësim të titullit apo të detyrave shtetërore”, parashikuar nga neni 246/1 i Kodit Penal.
Sigal