Ekstradohet nga Athina 22-vjeçari, i dënuar me 8 vjet burg

434
Është ekstraduar nga Athinë në vendin tonë Klajdi Demçe 22 vjeç nga Korça. Arrestimi i tij në Greqi u bë në sajë të bashkëpunimit të Interpo Tirana dhe Interpol Athina.
Demçe është dënuar nga Gjykata e Korçës me 8 vjet heqje lirie për shkak me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe prishjes se qetësisë publike për një ngjarje të ndodhur në 18 tetor 2013.
Si ka ndodhur ngjarja që çoi në arrestimin e Demçes.
Më datën 18.10.2013, shtetasi Klajdi DEMÇE, ka qenë në qytetin e Korçës së bashku me shokun e tij shtetasin, V. SH.
Gjatë kësaj dite në telefonin e Klajdit vinin telefonata me numër të fshehur, ku ai fyhej dhe ofendohej nga disa persona të cilët i thonin se ndodheshin në një lokal në Korçë.
Në këto kushte ai është nisur së bashku me shokun e tij drejt lokalit dhe në afërsi të lokalit është telefonuar përsëri, duke i thënë se ndodheshin në një lokal tjetër.
Klajdi në këtë kohë ka dalë nga makina, ka nxjerrë armën automatik dhe ka filluar të qëllojë në ajër. Ka hyrë në lokal dhe ka kërkuar të identifikojë personin por nuk ka mundur dhe është larguar.
Sigal