Kryeparlamentari slloven: Shqipëria si gjithë Ballkani do të preket nga refugjatët

546
Kryetari i Parlamentit të Sllovenisë, Milan Brglez duke folur për krizën e refugjatëve tha se Shqipëria ashtu si të gjitha vendet e Ballkanit do të preket nga kriza e emigrantëve.
Ai ishte kritike edhe për qëndrimin e Europës, ku sipas tij vendimet janë marrë në mënyrë të njëanshme.
Milan Brglez: Kriza e refugjatëve është një problem i të gjithë. Dimensioni i saj është i tillë sepse do të jetë vendimtar për të ardhmen e institucioneve europiane.
Vendimet që janë marrë janë marrë në mënyrë unilaterale duke mos pasur një qasje të prbashkët të BE.
E ardhmja e BE varet nga bashkëpunimi i atyre që duan të gjejnë një zgjidhje të përbashkët dhe nga qasja e përbashkët se nga vijnë dhe ku shkojnë këtë refugjatë.
Çfardë që ka ndodhur me atë që quhet rruga e Ballkanit do të jetë me afër nga çfarë është për momentin. Në të ardhmen kjo do të prekë edhe Shqipërinë siç po prek vendet e tjera të Ballkanit. Institucionet europiane kanë qenë shumë të ngadalete në problemin që sjell kjo në BE, duke pasur një lloj të kuptuari nga njëra anë mbylljen dhe nga ana tjetër hapjen e këtij fenomeni.
Një qasje e përbashkëtë do të ishte një bashkëpunim mes vendeve të përbashkëta.
Sllovenia si vent anëtar, mund ti mbijetojë kësaj edhe nga një qasje të përbashkët në lidhje me krizën , ndaj dhe Kryeministri ynë propozoi zgjidhjen në lidhje mes kufirit tëTurqisë dhe Greqisë dhe Sllovenisë e Maqedonisë.
Sigal