Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në pikën kufitare të Kapshticës.
Mësohet se shkak për sherrin është bërë radha e skanimit të kamionëve. Për rrjedhojë, një nga shoferët ka plagosur tjetrin. I plagosur mbeti një shtetas 35 vjeç. Raportohet se 35-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën
Në vendngjarje është sekuestruar thika, ndërsa grupi hetimor po vijon punën.





















