Tiranë, policia arreston 12 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale

88
Sigal

Policia e Qarkut Tiranë ka vënë në pranga 12 persona të cilët dyshohet se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Po ashtu në Komisariatin e Policisë Nr.4 është paraqitur një person ku ka denoncuar humbjen e kunatit të tij, i cili sipas njoftimit të policisë vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vihen në pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

– K. Z., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, një sasi e vogël lënde narkotike kokainë; 

– B. L., 33 vjeçe dhe F. A., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shtetasi F. A. është kapur duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe nuk i është bindur punonjësve të Policisë, për të kryer testin e drogës, ndërsa shtetases B. L., gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin R. F., 31 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan shtetasit:

– I. K., 53 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

– A. M., 50 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– K. S., 23 vjeçe, Xh. K., 20 vjeçe dhe K. B., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë; A. A., 25 vjeç, banues në Prishtinë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

– I. P., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

– Z. Gj., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në sens të kundërt, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin E. U., 24 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 24-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasi R. K., 31 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa kunati i tij, shtetasi Sh. S., 37 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.