“PL e përfaqësuar në grupe parlamentare”, Komisioni i Integrimit, Kryemadhi: Të rikthejmë në normalitet Parlamentin, duhet një proces gjithëpërfshirës

86
Sigal

Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj sot në Komisionin e Integrimit, u shpreh ndër të tjera se ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës.

Ajo tha se është nevoja që Parlamenti të kthehet në normalitet, së paku për çështjen e integrimit, si një proces tejet i rëndësishëm për vendin.

“Jo çdo parti politike është pjese e grupeve parlamentare, ka parti si PL që janë të paperfaqësura në grupe. Keto parti mund të mos ndajnë të njejtin qendrim mbi procesin e integrimit, ndaj perfaqesuesit e tyre duhet të jenë prezent për të përfaqesuar edhe zërin e votuesve që janë luajal ndaj asaj partie… Do t’u sugjeroja që nuk ka të bëjë thjeshtë me pozicionin e PL në Këshillin e Integrimit, por me dëshirën për të rikthyer ne normalitet të patën jetën parlamentare sa i përket procesit të integrimit europian. ”, tha ajo.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

E rendesishme qe Keshilli Kombetar i Integrimit te jete gjitheperfshires sepse ky eshte parimi baze i procesit te integrimit europian. Grupet parlamentare te ndertuara ne Parlamentin aktual kane brenda disa parti qe do te thote se perfaqesuesit qe marrin pjese ne Keshill jo domosdoshmerisht mund te perqafesojne edhe opinionin dhe parimet e perfaqesuesve te partive te tjera

Jo cdo parti politike eshte pjese e grupeve parlamentare, ka parti si PL qe jane te pa perfaqesura ne grupe. Keto parti mund te mos ndajne te njejtin qendrim mbi procesin e integrimit ndaj perfaqesuesit e tyre duhet te jene prezent per te perfaqesuar edhe zerin e votuesve qe jane luajal ndaj asaj partie

Procesi i integrimit nuk eshte prone e partive te medha por e cdo partie politike dhe e cdo qytetari te republikes se Shqiperise, ndaj sa me e gjere perfshirja aq me funksional dhe i suksesshëm Keshilli dhe procesi ne vetvete

Reforma elektorale ka shkaterruar perfaqesine e votes qytetare dhe ka sjelle pabarazi dhe padrejtesi ne tablone politike. Kjo nuk ka pse te pasqyrohet ne organin me gjitheperfshires te integrimit

Cdo anetar i parlamentit ka te drejten te zgjedh per tu bere pjese e komisioneve parlamentare, perse keshilli i integrimit duhet te jete nje porte e mbyllur per te pakten nje perfaqesues te partive politike?

Perjashtimi nga Keshilli i nje parti politike qe ka udhehequr per shume vite procesin e integrimit europian jo vetem qe eshte i padrejte, por eshte edhe mungese respekti ndaj memories institucionale, profesionistëve qe mund te ndajne eksperiencen dhe ekspertizen e tyre me anetaret e tjete te Keshillit

Gjatë fjalës së saj ne Keshillin e Integrimit Europian ne dt 27.01.203 Santos tha se integrimi evropian duhet të jetë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës.

“Ky format gjithëpërfshirës tregon që integrimi evropian nuk është vetëm qeveria, maxhoranca dhe nuk është procesi vetëm teknik. Duhet të jetë një proces i thellë shoqëror që përfshin shoqërinë civile dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Dhe vetëm kur e gjithë Shqipëria të bëhet bashkë atëherë procesi i integrimit do të jetë i suksesshëm”.

Dokumenti i miratimit te Keshillit Kombetar te Integrimit e ka te theksuar qarte:

Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian (KKIE) është krijuar me Ligjin Nr. 15/2015, datë 05/03/2015, “Për rolin e Kuvendit në procesin e Integrimit Europian të Republikës së Shqipërisë ne BE” , si struktura më e lartë këshillimore kombëtare për integrimin evropian që ngrihet pranë Kuvendit, me qëllim nxitjen dhe garantimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës ndërmjet forcave politike, institucioneve publikë dhe shoqërisë civile, si dhe rritjen e transparencës në vendimmarrjen për çështjet e integrimit.

Pra nuk thote bashkepunimin midis grupeve parlamentare por ndermjet forcave politike.