Terror e viktima. Krimi pushton vendin, policia “jashtë loje”

522
Sigal

Atentate në mes të ditës me të vrarë e të plagosur në mes të qytetit, vrasësi profesionistë që largohen me makina e bicikleta që ikin ‘në drejtim të paditur’, banorë të terrorizuar që struken nëpër shtëpi dhe një polici që si ‘kofini pas të vjelave’ shkon në vendin e ngjarjes dhe numëron viktimat! Tashmë, kjo është një panoramë tronditëse në Shqipëri, ku krimi i organizuar ka pushtuar vendin dhe policisë I ka ngelur ora tek ‘sukseset’ imagjinare të saj. Ngjarja e fundit ën qendër të qytetit të Shkodrës, me dy viktima e një të plagosur rëndë, për nga mënyra profesioniste e ekzekutimit, skalionet e armatosura të atentatorëve(nëse objekti nuk do asgjësohej nga dy të maskuarit mbi motor, fare pranë prisnin dhe 4-5 të tjerë të armatosur në një makinë për të realizuar detyrën. Po policia ku ishte! Përse njerëzit e skeduar shëtisin si bandat e “Kamorrës’ dikur në Itali dhe vrasin këdo në mes të qytetit e në mes të ditës!? Policia, pasi vrasësit ikën në ‘drejtim të paditur’ kujtohet të na thotë se ‘Vrasja e Edmond Batrit dhe Edmir Alias si dhe plagosja e 20-vjeçarit Amarildo Pirani ëhstë kryer nga vrasës profesionistë’. Po çfarë vlere ka kjo? Vetëm për një gjë mund të shërbej ky konstatim, të shtojë ‘sukseset’ e policisë që ka në krye Saimir Tahirin e të thotë: ’Kemi identifikuar autorët, janë me precedent penalë dhe po punojmë për kapjen e tyre’!. Bile, shton se iks I dyshuar, është dënuar dhe më parë për vrasje! Nëse një rast I tillë do të ndodhte në një vend tjetër europian, dorëheqjen në zinxhirin e policisë do të shkonin mbase deri në kupolë ën Tiranë. Por këtu tek ne, nuk mund të ndodhë një gjë e tillë. Jeta e qytetarëve është e pasigurt dhe e kërcënuar natën dhe ditën. Se Brenda pak orësh, u shënuan dhe dy viktima të tjera në Tiranë, ku ende nuk dihet në se ‘pista e vjedhjes’ qëndron apo ka pista të tjera. Një gjë, tashmë nuk vihet në diskutim nga asnjë njeri me mend në kokë: Krimi I organizuar ka pushtuar v3endin e qytetarët janë të rrezikuar!. Të vetmit që nuk trazohen nga ‘gjumi’ janë policia, eprorët e saj, ministri Tahiri e deri tek drejtuesit e qeverisë. Se një bilanc viktimash sa I një lufte frontale, siç po ndodh këto kohë, nuk të le shteg për konkluzion tjetër.