Vrasja në Itali, ja emri i shqiptarit të vdekur

441
Sigal

Është identifikuar shqiptari i vrarë mbrëmjen e djeshme në Itali, pas një zënke me një tjetër shqiptar.

Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për 32-vjeçarin Arben Kola, babai i dy fëmijëve të vegjël.

Ai mbeti i vdekur pas një sherri të ndodhur në Chiari, në provincën e Breshias.

Edhe pse u dërguar me urgjencë në spital, ai nuk mundit ti mbijetonte plagëve të rënda që kishte marrë.

Autori është një 26-vjeçar, po shqiptar i cili është vënë në pranga mëngjesin e sotëm.

Ai ishte duke tentuar që të largohej kur është ndaluar nga një patrullë policie.