Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së kësaj të marte në Lushnje.

Një 44-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Shegas.

Policia bën të ditur se viktima është identifikuar si shtetasi Qemal Alla, ish-kryeplak i këtij fshati.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo ngjarje janë ende të paqarta.