Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Vlorë, detajet e para

109
Sigal

Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur te “Uji i Ftohtë” e për pasojë ka dëme materiale. Policia nuk njofton për të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 17:05, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Lungomare, dyshohet si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, është përfshirë nga flakët ballkoni i banesës së shtetases D. B.,, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.