Një tjetër person humb jetën në Kosovë nga koronavirusi, shkon në shtatë numri i viktimave

237
Sigal

Një tjetër person ka humbur jetën këtë të enjte në Kosovë duke e çuar në 7 numrin e viktimave në këtë shtet.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë një 72-vjeçar nga Gjilani, i cili ishte i prekur me koronavirus. Sipas njoftimit, 72-vjerçari me inicialet Z.I., ishte i shtrirë në Njësinë e Kujdesit Intensiv të Klinikës së Infektives.

Vdekja e 72-vjeçarit gjilanas e ka çuar në shtatë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Kosovës, përderisa numri i përgjithshëm i të prekurve në vend është 224, ndërkaq 37 persona kanë arritur që të shërohen nga virusi COVID-19.