Aksident në Lushnjë, humb jetën 45-vjeçari

92
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Lushnjë.

Mësohet se një 45-vjeçar teksa drejtonte një motomjet ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë është rrëzuar duke ndërruar jetë.

Tashmë pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.

Njoftimi i Policisë se Lushnjes: 

Rreth orës 16:25, në lagjen “Kadri Qystri” Lushnjë,  shtetasi P. K., 45 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka humbur ekuilibrin mbi motomjetin dhe për pasojë është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi P. K. ha humbur ekulibrin mbi drejtimin e motomjetit  për shkak të një arresti kardiak.

Pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.