Shkon në 30 numri i viktimave në vend, humb jetën 50-vjeçari tek Infektivi

283
Sigal

Mëngjesin e kësaj të marte është shënuar viktima e 30 nga koronavirusi në vendin tonë.

Burime bëjnë me dije se viktima është një 50 vjeçar, i cili ndodhej prej tre ditësh i intubuar tek Spitali Infektiv. Ndër të tjera bëhet me dije se 50 vjeçari vuante dhe nga sëmundje të tjetra bashkëshoqëruese.

Ndërkohë një ditë më parë ka ndërruar jetën një 73 vjeçar në Spitalin Shefqet Ndroqi. Deri tani, në vendin tonë  janë konfirmuar të prekur nga koronavirusi 736 persona.