Mjerimi dhe papunësia po çojnë në vetvrasje shqiptarët

Izolimi nga covid-19 dhe depresioni trondit psikologjinë e qytetarëve. 6 të vrarë në 24 orë, 4 të ekzekutuar dhe 2 të vetvarur. Borxhi, kreditë, dhuna në familje dhe atentatet për shkaqe ende të pazbuluara shtojnë pasigurinë publike për të ardhmen e shoqërisë shqiptare dhe mbijetesës në vendin tonë

 Krimi në kohën e Covid-19/ Tronditet Shqipëria, katër vrasje brenda dy orëve

Sigal

Borxhi dhe kreditë çojnë në vrasje dhe vetëvrasje shqiptarët

Shqipëria vijon të jetë e karantinuar, por njerëzit po zhyten edhe më shumë në një krizë të madhe ekonomike. Qeveria propagandon për ndihma ekonomike, mirëpo njerëzit nuk shikojnë as pagën e luftës, që u premtoi kryeministri. Borxhet  dhje kreditë bëhen laku që u shtrëngohet në fyt shqiptarëve, të cilët janë në depresion, ngaqë nuk shikojnë më asnjë shpresë, nuk kanë më asnjë rrugëdalje nga kjo krizë. Dhe kriza ekonomike i bën njerëzit të vuajnë shpirtërisht, i sëmur nga depresioni, i bën më agresiv, në marrëdhëniet e tyre në familje, në shoqëri, i detyron që të kryejnë paskëtaj, edhe vrasje dhe të arrijne edhe deri në vetëvrasje.

Shqipëria tronditet: Dje 4 vrasje

Shqipëria dje u trondit nga krimi. Dy atentate me katër viktima në Lezhë dhe Durrës, në harkun e dy orëve. Për ta bërë edhe më tragjike ditën e sotme janë edhe dy vetëvarje në Elbasan dhe Përrenjas.

VRASJET NË LEZHË

Preng Simoni dhe Kolë Murrani janë dy personat që janë vrarë me armë zjarri, në fshatin Lalm i Vjetër në Lezhë. Ata u gjetën të pajetë. Dy 60-vjeçarët dyshohet se janë qëlluar me kallashnikov, nga një distancë jo shumë e largët. Preng Simoni dhe Kolë Murrani, nuk rezultojnë persona me precedentë të mëparshëm. Njëri prej viktimave, Murrani, është një rapsod i njohur për zonë.

Dyshimet pse u vra rapsodi në Lezhë

Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në fshatin Lalm i Vjetër në Lezhë, ku u vranë me armë Preng Simoni, 55 vjeç, dhe Kolë Murrani, 58 vjeç, rapsod i njohur në Lezhë. Rapsodi Murrani dhe miku i tij ishin nisur dje nga Lezha drejt vendlindjes, aty ku kishin edhe shtëpitë e tyre. Familjarët janë shqetësuar pas disa orësh, pasi nuk po mundnin të komunikonin në telefon me ta. Kjo ka bërë që djali i rapsodit të nisej menjëherë drejt shtëpisë në fshat, aty ku edhe zbuloi trupin e pajetë të të atit dhe mikut të tij. Sipas të dhënave policore, ka dyshime të forta që krimi në Lezhë mund të jetë kryer për motive pronësie. Afër vendit të ngjarjes është gjetur një motor i braktisur, që dyshohet se e ka lënë autori i krimit, për shkak të terrenit malor. Kjo është e disata ngjarje që trondit qytetin e Lezhës, ndërkohë që shumë të tjera kanë mbetur të pazbardhura.

 

ATENTATI NË DURRËS

Atentat i dyfishtë në Durrës ndaj dy vellëzërve, Viktor dhe Besmir Haxhia. Ata janë me origjinë nga Puka, por me banim në Spitallë të Durrësit. Atentati ndodhi rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave”, Shënvlash, në rrethana ende të paqarta. Ata u ekzektuan me armë zjarri brenda një automjeti tip “Volksëagen”, me të cilin po udhëtonin.  Ndërkohë dy pistat që po dyshohet për vrasjen kanë të bëjnë të dyja me Besmir Haxhian. Ai ishte biznesmen dhe, e para, është për shkak të ndonjë borxhi, kurse e dyta për ndonjë konflikt biznesi për shkak se ai kishte kompani karrotreci. Ndërkohë i vdekur mbeti dhe Viktor Haxhia, i cili është edhe avokat në Durrës. Policia është vënë menjëherë në lëvizje për të shoqëruar të dyshuarit dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Dy prej të shoqëruarve u janë vënë dhe prangat, kurse tjetri është shoqëruar pa pranga. Në ndihmë të Policisë Vendore janë edhe Forcat Speciale Renea dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës. 30 persona janë shoqëruar në Policia për vrasjen e dy vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhia.

E kaluara e dyshimtë në Hollandë

Besmiri njihet edhe me nofkën Miri i Kolës dhe ka qenë me precedent penalë jashtë vendit. Duke marrë parasysh të shkuarën e tij, dyshohet se ai ka qënë objektivi i atentatit, që i ka marrë jetën edhe të vëllait.  Mësohet se vëllai i Viktorit, Besmiri njihet edhe me nofkën Miri i Kolës dhe ka qenë me precedent penalë jashtë vendit. Duke marrë parasysh të shkuarën e tij, dyshohet se ai ka qënë objektivi i atentatit, që i ka marrë jetën edhe të vëllait. Burime thonë se ai ka jetuar në Holandë për një kohë të caktuar ku edhe është marrë me biznes dhe më pas është kthyer në Shqipëri.

 

 

Zvministri i Brendshëm: Kemi ulur numrin e kriminalitetit.  Shqipëria tronditet nga katër vrasje brenda dy orësh pas deklaratës

Para dy orëësh, se të ndodhnin 4 vrasjet makabre, dje në një intervistë televizive, zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodo, do të deklaronte se falë masave të qeverisë dhe izolimit të qytetarëve, numri i kriminalitetit dhe aksidenteve janë ulur. Pak orë pas kësaj deklarate, që bëri xhiron në rrjetet sociale njësoj si memet e përditshme, vendi i terrorizua nga katër vrasje brenda dy orësh.

 

Biznesmeni i njohur, gjendet i vdekur brenda banesës së tij në Elbasan

Një ngjarje e rëndë u raportua dje  edhe në Elbasan, ku është gjetur i pajetë një biznesmen. Burime zyrtare të policisë bënë me dije se është gjetur i vetëvarur në banesë pronari i një exchange në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet në afërsi të qytetit të Elbasanit. Nuk janë të qarta rrethanat që e kanë çuar biznesmenin e njohur drejt vetëflijimit. Biznesmeni i njohur me emrin Tan Sanço është gjetur i pajetë nga familjarit. Ai dyshohet se ishte vetëmbytur me kabullin e antenës së televizorit të cilin e kishte lidhur me lak në mënyrë të trefishtë në tavanin e banjos.

 

Gjendet i vetëvarur një 28-vjeçar në Përrenjas

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës në Stravaj. Bëhet fjalë për një 28-vjeçarin Florian Albrahimi, i cili, sipas burimeve është gjetur i varur tek vendi i quajtur “Ura e Hakës”. Albrahimi banonte në Përrenjas,  por ishte duke ndenjur në Stravaj te të afërmit e tij. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë. Viktima është djali i një bizmenmeni nga Prrenjasi dhe familja e tyre është në gjendje ekonomike të mirë.

55-vjeçari i dehur ‘çmend’ qytetarët dhe dhunon policët

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Bulqizës, pasi ka prishur qetësinë publike në gjendje të dehur, si dhe ka kundërshtuar e goditur efektivët. Sipas njoftimit që bën policia e qarkut Dibër, e kanë shoqëruar forcërisht në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe në përfundim të veprimeve hetimore, bënë arrestimin e tij në flagrancë, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”

 

36 vjeçari plagos dy qytetarë në Durrës

Arrestohet në flagrancë një 36-vjeçar. L. Ll., 36 vjeç, banues në Sukth, pasi më datë 26.04.2020, ka goditur për motive të dobëta, me sende të forta shtetasin V. K., 40 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, dhe shtetasen A. K., 39 vjeçe.