Shkodra vazhdon operacionin kundër kanabisit, asgjësohen 4697 bimë

497
Policia e Shkodrës vijon operacionin për zbulimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike. Këtë herë policia ka asgjësuar 4697 bimë, të dyshuara kanabis sativa, në Njësinë Administrative Guri i Zi, Shkodër dhe Qafë Mali, Fushë Arrëz. Bima narkotike e zbuluar u asgjësua me anë të djegies. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Sigal