Aksident në hyrje të Tropojës, një i plagosur

460
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në hyrje të qytetit të Tropojës.

Në aksident janë përfshirë një mjet tip ‘Golf’ i drejtuar nga shtetasi me iniciale I.D dhe një mjet tip ‘Pasat’ me drejtues shtetasin me iniciale G.K

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit “Golf”, i cili ndodhet në spitalin e Tropojës ku po merr ndihmën mjekësore, por që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë

“Më datë 25.07.2019, në kryqëzimin për në fshatin Begaj, Tropojë, janë përplasur automjeti tip “Golf”, me drejtues shtetasin I.D., me automjetin tip “Pasat”, me drejtues shtetasin G.K. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit “Golf”, shtetasi I.D., ku po merr ndihmën mjeksore në spitalin e Tropojës,”-informon policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.