Shkodër, përdhunoi me dhunë në makinë 17-vjeçaren, pranga autorit

424
Një vajzë e re me inicialet F.L., 17 vjeçe me banim në Shkodër është abuzuar seksualisht nga një 25 vjeçar. 
Mësohet se si përgjegjës për ngjarjen u bë arrestimi i Vasil Prronit. Ai u kap gjatë ditës së djeshme, pasi mësohet se të shtunën, në automjetin e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me F.L. 
Dyshohet se i riu kishte pëlqim ndaj së resë prej kohësh dhe se e ngacmonte atë, ndaj për ta bërë të “tijën”, ka përdorur dhunën duke e futur në makinën e tij, ku dhe e ka përdhunuar. 
Pas ngjarjes, e reja është drejtuar në polici për të kallëzuar gjithë sa kishte ndodhur dhe duke çuar në prangosjen e abuzuesit. Vasil Prroni akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.
Sigal