Van Persie shenja se i intereson të luajë për Juventusin

441
Sulmuesi i Manchester United, Robin Van Persie, ka dhënë shenja se ai do të ishte i interesuar të kalojë te Juventusi gjatë verës. Holandezi nuk është më në listën e të preferuarve të Louis van Gaal dhe është lidhur me një largim nga United, me Juventusin dhe Lazion që raportohet se janë të interesuara për të.
Në një intervistë të fundit, ai ka thënë fjalë të mira për BIanconerët, për të cilët ka dëgjuar nga ish-bashkëlojtari i tij, Patrice Evra. “Juve ka një shpirt fantastik në ekip. Ata kanë një dallim të madh të qasjes nga skuadrat angleze ose holandeze para ndeshjeve. Ata e kapin njëri tjetrin në kokë dhe bërtasin në njëri-tjetrin për t’u nxehur. Dhe ata po ashtu kanë një seancë të madhe vrapimi pas ndeshjeve”, ka thënë Van Persie për Mirror, transmeton Telegrafi.
“Patrice (Evra) më ka treguar se ka shumë mënyra për të qenë të suksesshëm dhe se ju nuk mund të thoni se njëra ose mënyra tjetër është më e përkryer”, ka shtuar holandezi.
Sigal