Shkodër, armë e drogë në makinë, arrestohen 3 persona

729
Tre persona u vunë në pranga nga Policia e Shkodrës pasi u kapën me drogë, armë pa leje, jelek antiplumb dhe mjete të tjera të palejuara. Blutë e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit arrestuan Vladimir Papajn 29 vjeç, Hilmi Uruqin 31 vjeç dhe Sabri Arën 55 vjeç, të tre banues në Shkodër. Sipas policisë arrestimi i tyre u bë pas një hetimi 2 javor me metoda proaktive, duke finalizuar kështu operacionin e koduar “Drishti”. Ata u kapën me 30 kilogramë marijuanë, 4 automatik, 1 pistoletë, thikë, doreza metaike, 1 jelek antiplumb e të tjera, të cilat u gjetën në makinën tip Jepp pa dokumente ku udhëtonin tre personat tashmë të arrestuar.
Policia thotë në njoftimin e saj zyrtar se “po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Shkodër për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera”. Ata akuzohen për veprat penale: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve në bashkëpunim”, “Kultivim i bimëve narkotike”, “Trafikimi i armëve dhe i municionit në bashkëpunim”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
U sekuestruan
-30 kilogram e 451 gram Mariuane.
-Automjeti tip « Jeep », me targa SH2707D me ngjyre blu, pa dokumente.
-3 telefona celular të markës « Samsung »
– 3 kartëmonedha 1000 (njëmijë) lekëshe të shënuara me parë.
– 4 armë zjarri automatike të tipit model 56.
-2 krehra të këtyre armëve me 111 fishekë.
– 1 pistoletë me një karikator në folenë e saj, që mban në të disa sfera të vogla metalike.
– 1 thikë me teh metalik, me hapje dhe me dorezë material druri.
– 1 dorezë metalike, me katar unaza, në formë harku.
– 1 shkop metalik me hapje i futur ne folenë e tij.
– 5 bombola me ngjyrë gri metalizato me mbishkrimin ASG.
– 1 jelek antiplumb me ngjyre blu.
– Motor me targa SH259E. 
Sigal