Vlorë asgjësohen 10 000 rrënjë kanabis

520
Policia e Vlorës ka asgjësuar 10.000 rrënjë bimë narkotike të llojit “Cannabis sattiva” në fshatin Ramicë, Vlorë. Përgjegjës për kultivimin e drogës janë D. P., 66 vjeç, P. P., 57 vjeç, V. P., 68 vjeç, P. C., 52 vjeç, me banim në fshtin Ramicë, të cilët janë shpallur në kërkim. Shërbimet e Policisë Vlorë, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasve të mësipërm pasi në vendin e quajtur “Luadh” pranë fshatin Ramicë, dyshohet të kenë kultivuar rreth 10.000 bimë narkotike “Cannabis sattiva”, të mbjella nëpër tokat e tyre në kufi me njëri-tjetrin, të cilat u asgjësuan me copëtim dhe djegie.
Sigal