Shënohet viktima tjetër në plazhin e Golemit, ndërron jetë 48-vjeçari

51
Sigal

Një 48-vjeçar me inicialet M.H ka humbur jetën sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit në Golem.

Megjithëse i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit dhe më pas nga stafi mjekësor, 48-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Stafi mjekësor dyshon se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Njoftimi i Policisë: Golem, Kavajë.

Në Golem, shtetasi M. H., 48 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit dhe më pas nga stafi mjekësor, por shtetasi M.H, humbi jetën.

Stafi mjeksor i ndodhur në vendngjarje paraprakisht dyshon se 48 vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.