Aksident i frikshëm në Librazhd, makina kthehet përmbys, brenda saj nëna me foshnjën (PAMJET)

Aksident i rëndë në Librazhd pranë fshatit Pishkash në Librazhd.

Siç duket nga pamjet e publikuara shoferi ka humbur kontrollin e mjetit i cili në rrethana ende të paqarta është kthyer përmbys në mes të rrugës.

Sigal

Fatmirësisht nuk raportohet për viktima por vetëm dëme të mëdha materiale. I vetëm që ka mbetur i plagosur ishte shoferi i cili ka pësuar dëmtime fizike.

Sipas raportimeve të fundit mediatike, brenda automjetit ishte një nënë dhe foshnja e saj të cilat fatmirësisht kanë shpëtuar për mrekulli.