Sigal

Një drejtues mjeti ka aksidentuar për vdekje një këmbësor në Fier. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ndërsa me gjithë përpjekjet për ta dërguar në spital të aksidentuarin, ai ka ndërruar jetë.

Pas kësaj, autori i aksidentit është vetëdorëzuar në Polici.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• Gelsion Pajo, 20 vjeç, banues në Patos. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 13. 08. 2018, rreth orës 23:10, në fshatin Portëz, duke drejtuar automjetin tip “Opel” është përfshirë në një aksident ku për pasojë ka humbur jetën shtetasi Y. A., 55 vjeç, banues në fshatin Portëz.

Shtetasi Gelsion Pajo, pas përfshirjes në aksident e ka dërguar këmbësorin e aksidentuar në spital dhe është larguar për në banesë dhe më pas është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.