Jashtë rrezikut për jetën, vogëlushi që humbi sot mamin dhe gjyshin në aksident

645
Vogëlushi 8 vjeçar që u godit nga një makinë sot buzë rrugës në Durrës, është jashtë rrezikut për jetën. Xh. Pisku ka fraktura në nofull. Ai u transferua nga Urgjenca e Durrësit pas aksidentit, në spitalin e Traumës në Tiranë.
Por, ai tashmë ka mbetur pa mamanë Edlirën dhe pa gjyshin, Xhemilin, të cilët vdiqën në vend nga goditja e një makine teksa prisnin furgonët për në Berat në afërsi të Malit të Robit.
Babai i tij është emigrant në Greqi dhe lajmin e tmerrshëm për humbjen e gruas, babait dhe plagosjen e të birit e ka mësuar sot. 
Autorja e aksidentit, një grua 30-vjeçare nga Durrësi, humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi për vdekje tre anëtarët e familjes Pisku me origjinë nga Berati që jetonin në Golem.
Viktimat ishin nisur për fejesën e djalit të familjes Pisku në Berat, sipas fqinjëve.
Sigal