Sekuestrohen 54 kg marijuanë buzë liqenit të Shkodrës

Policia e Podgoricës ka gjetur 57 kilogramë marijuanë në pjesën bregdetare të liqenit të Shkodrës, në breg të kanalit të lumit Moraça. Droga u gjet në afërsi të stacionit hekurudhor të Zetës, njoftoi Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.

Oficerët e Sektorit të Sigurimit të Podgoricës kanë gjetur dy qese më të mëdha dhe një më të vogël me gjithsej 54 thasë me marijuanë.

Sigal

Për ngjarjen është njoftuar prokurori në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë dhe në vendngjarje është kryer hetimi.