Hedhja e mbeturinave në Parkun e Llogarasë, Balla: Një akt barbar kundër mjedisit dhe turizmit

81
Sigal

Ministri i Brendshëm, zoti Taulant Balla, përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 3 persona administratorë të njesive tregtare në Llogara, pas hedhjeve të mbeturinave në Parkun e saj. Ai e cilësoi këtë akt si barbar kundër mjedisit dhe turizmit.

Balla u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë raste të tilla.

Postimi i zotit Balla:

#ShqipëriEPastër☀️🚯🇦🇱
👮👮‍♀️🚔 Policia e Shtetit po kryen detyrat e veta për ta mbrojtur mjedisin. Hedhja e mbetjeve si në videon më poshtë👇🫣 në Parkun e Llogarasë është një akt barbar kundër mjedisit dhe turizmit. Policia e Shtetit ka proceduar penalisht tre persona, administratorë të njësive trgëtare të zonë. Ju lutem na ndihmoni t’i denoncojmë këto raste dhe t’i tregojmë shkelësve se penalitetet janë të rënda.
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱
#vetëmpërpara➡️