Kryeministri Edi Rama vizitë zyrtare në Turqi, takohet me presidentin Erdogan

23
Sigal

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë gjatë ditës së nesërme një vizitë zyrtare në Turqi, ku do të pritet nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

Ndërsa shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani, pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje midis dy vendeve.

Vizita vjen pak kohë pasi Tiranën zyrtare e vizitoi ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.