Ridvan Lamaj i zhdukur prej 7 muajsh, arrestohet një nga 3 autorët

421
Një 29 vjeçar është arrestuar për akuzën “Rrëmbim personi” dhe “Trafikim i narkotikeve” kryer në bashkëpunim.
Arrestimi i Vitor Islami, lindur në Pukë dhe banues në Fushë-Mamurras
u krye sot, 21 janar.
“Ky shtetas ne bashkëpunim me shtetasin Adrian Ogiçi dhe Alfred Miha, dyshohet se kanë rrëmbyer shtetasin R. L.( A. K) në qytetin e Sarandës më datë 15.07.2015” informon policia e Tiranës.
Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës parë për Krimet e Rënda Tiranë kishte dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal datë 09.07.2015 të Gjykatës së Shkalles I-rë për Krimet e Rënda Tiranë, e cila kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Rrëmbim personi” dhe “Trafikim i narkotikeve” e kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga nenet 19/1,25 dhe 283/a/2 te K.Penal.
Më 19 qershor 2015, familjarët e Ridvan Lamajt denoncuan zhdukjen e 36 vjeçarit prej 15 qershorit. Por nga ajo kohë nuk dihet asgjë për të.
Sigal