Apeli i GJKKO-së lë në fuqi vendimin: Arben Meskuti i ‘Mikrokredive’ do të vazhdojë të rrijë në qeli

Apeli i Gjykatës së Posaçme la në fuqi vendimin e shkallës së parë për Arben Meskutin, i arrestuar lidhur me dosjen e ‘Mikrokredive’, duke e lënë këtë të fundit në qeli.

Procedimi penal për skemën e mashtrimit me mikrokreditë nisi në shkurt të vitit 2020 nga prokuroria e Tiranës, pas një kallëzimi që u bë nga Ministria e Drejtësisë, ku organi i akuzës zbuloi se 5 shoqëritë Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga një bankë e nivelit të dytë 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej rreth 7.3 milionë euro.

NOA

Në dhjetor të vitit të kaluar, prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën për dosjen e mikrokredive duke e referuar atë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.