Qëlloi për vde*je me thikë gruan e tij, dënohet me burg përjetë shqiptari

189
Sigal

Një shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm pasi akuzohet se ka vrarë ish-bashkëshorten e tij, duke e qëlluar 7 herë me thikë. Krimi i rëndë u regjistrua në zonën e Halkidikisë, shkruan Kathimerini.

Ngjarja tragjike ka ndodhur 6 vite më parë, ku shqiptari pas këtij krimi mori edhe djalin e tij për t’iu shmangur burgut dhe u arratis për 18 ditë.

Përveç burgimit të përjetshëm, shqiptari është dënuar me 4 vite burg për veprën e ekspozimit ndaj rrezikut të të miturve dhe përdorim të paligjshëm të armëve të zjarrit.

Në dëshminë e tij autori shqiptar u kërkoi falje familjarëve të ish-bashkëshortes duke thënë se është penduar për krimin që kreu.

Ai tha se kishte debatuar me ish-bashkëshorten pas ndarjes pasi nuk ishin dakord me çështjen e kujdestarisë së fëmijëve.

“Shkova në shtëpi për të marrë djalin tim të vogël. Ajo i kishte thënë djalit të madh se unë isha i keq dhe ai nuk më donte. Unë kurrë nuk kisha thënë asnjë fjalë të keqe te fëmijët për të. Kur shkova të flisja me të ai më tha se nuk do i shihja kurrë fëmijët, më sulmoi duke më futur duart në sy”– ka thënë ai në sallën e gjyqit.