FOTO/ Kapet heroinë në ‘BMW’-në me targa shqiptare, mekanizmi që ishte ndërtuar për të fshehur drogën

566
Një sasi prej 6 kg heroinë janë sekuestruar sot në një automjet me targa shqiptare në territoret greke. Mësohet se operacioni u zhvillua në portin e Igumenicës.
“BalkanWeb” mëson se droga ishte fshehur në një pjesë të bagazhit të ‘BMW, e cila hapej me një portë të veçantë, e ndërtuar ankas për lëndën narkotike, ndërsa në pranga ra shoferi 53 vjeç dhe pasagjerja 50 vjec.
Sakaq, gjatë kontrollit policor policia gjeti 6 pako me 6 kg 50 gr heroinë. Nga hetimet e deritanishme, thuhet se droga kishte si destinacion Italinë.
Sigal