Foto/ U ble për shifra marramendëse, por statistikat flasin për Brojën. Shikoni se si shqiptari ka “eklipsuar” Lukakun

220
Sigal

Performancat e Armando Brojës këtë sezon në Premier Ligë kanë qenë përtej të imagjinueshmes. U huazua nga Çelsi tek Sauthemtpon për tu rritur dhe po e shfrytëzon më së miri këtë mundësi.

Në vendin e tij erdhi “gjigandi” Romelu Lukaku, i cili kishte zhvilluar një sezon fantastik në radhët e Interit. Por kujt do t’ja priste mendja se Broja do ishte më mirë se Lukaku?

Nuk po flasim për karrierë, por për statistikat e këtij sezoni. Armando Broja ka “eklipsuar” Lukakun në çdo aspekt, në gola,përqindje topi, driblime, pasime. Broja ka pasur një rritjet të pabesueshme javët e fundit dhe janë të shumtë tifozët që e duan të rikthehet.

Këto zëra me shumë mundësi kanë mbërritur në veshin e Lukakut  i cili duhet të shqetësohet nga rivaliteti në sulm si brenda, por dhe jashtë skuadre.