Kryemadhi: Komisioni i Inceneratorëve, vazhdim i 17 Majit. SPAK të veprojë mbi faktet

164
Sigal

Në një kohë që vijon marrja në pyetje e dëshmitarëve në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, ka ardhur një reagim i kryetares së lSI Monika Kryemadhi. Kjo e fundit shkruan se zhvillimet e komisionit  duken sipas saj si një vazhdim i kësaj lidhjeje të veçantë e të fshehtë.

“Besoj e mbani mend 17 Majin kur Basha braktisi demokratët në çadër për të bashkëqeverisur me Ramën. Zhvillimet në komisionin hetimor parlamentar po duken fiks si një vazhdim i kësaj lidhjeje të veçantë e të fshehtë. Zbardhja e së vërtetës për inceneratorët nuk duhet të dështojë, siç dështoi mbrojtja e Teatrit Kombëtar.

Loja politike mes qeverisë dhe kunat-opozitës nuk duhet lejuar të deformojë drejtësinë e re! Inkurajoj SPAK të veprojë mbi faktet pa humbur kohë! Këtu ndahet historia, duke treguar nëse jemi duke ndërtuar një shtet të së drejtës evropiane, apo drejt instalimit final të kapjes së shtetit, drejtësisë, opozitës”, shkruan Kryemadhi.