Pogradec/ Policia kontrolle të shtuara në qytet, kërkohen persona me precedent dhe kultivues të lëndëve narkotike

Një aksion nga komisariati i policisë ka filluar pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit. Dhjetra efektivë dhe disa patrulla në hyrje të qytetit.

Sipas informacioneve, fokusi i këtyre kontrolleve është për personat me preçedentë kriminalë, dhe për kultivuesit e lëndëve narkotike, më kryesisht në ambjente të mbyllura.

NOA

Mësohet se kontrolle po zhvillohen edhe në objekte të ndryshme. Pritet që në vijim të kemi informacion rreth rezultateve të këtij aksioni i cili pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim.