EMRI/ Vritet me armë zjarri shqiptari në Itali, 30-vjeçari u gjet i qëlluar në një punishte artizanale

Sipas mediave italiane, Klaudio Myrtaj, u gjet i pajetë në një punishte artizanale në qendër të Vernante, në zonën Cuneo, në via Umberto.

Ende nuk  është zbardhur dinamika dhe motivi ndërkohë që autori i krimit është shpallur në kërkim.

NOA

Sipas hetimeve fillestare, i riu është qëlluar me armë zjarri në kokë.

Myrtaj kishte mbërritur në Itali rreth dy  vite më parë dhe ishte punëtor në kantieret e rrugëve. Por, vazhdimisht ai punonte edhe me një zejtar vendas.