Arsenal del me reagim zyrtar, mbështet deklaratën e Artetës për golin e parregullt që shënoi Njukasëll ndaj tyre

38
Sigal

Njukasëlli i shkaktoi dje Arsenalit humbjen e parë në kampionat, por kjo disfatë nuk është pritur aspak mirë nga “topçinjtë”, për shkak të parregullsive në aksionin nga erdhi goli i shënuar nga Gordon. Trajneri Mikel Arteta pas ndeshjes u tregua i pakursyer në kritika, ku sipas tij Premier Liga nuk meriton incidente të tilla, ndërsa klubi londinez e ka mbështetur deklaratën e tij.

Arteta pohoi se ndihej i turpëruar se çfarë ndodhi në këtë takim. Arsenali ka dalë me reagim në lidhje me gabimin që bëri VAR-i në ndeshje ndaj Njukasëll Junajtid.

“Klubi i Futbollit Arsenal mbështet me gjithë zemër komentet e Mikel Artetas pas ndeshjes, pas gabimeve akoma më të papranueshme të arbitrave dhe VAR-it të shtunën në mbrëmje. Ne gjithashtu do të donim të pranonim përpjekjen dhe performancën e madhe nga lojtarët tanë dhe mbështetësit që udhëtuan në ‘St James’ Park’.

Premier Liga është liga më e mirë në botë me lojtarët, trajnerët dhe mbështetësit më të mirë, të cilët të gjithë meritojnë më mirë. PGMOL duhet urgjentisht të adresojë standardin e referimit dhe të përqendrohet në veprimin që na shtyn të gjithëve nga analiza retrospektive, shpjegimet e tentuara dhe faljet.

Ne mbështesim përpjekjet e vazhdueshme të Shefit të Arbitrave, Hauard Ueb dhe do të mirëpresim të punojmë së bashku për të arritur standardet e gjyqtarëve të klasit botëror që kërkon liga jonë”, përfundon reagimi i Arsenalit.