Del për peshkim në Pogradec, humb kontaktet me familjen

521
Sigal

Një peshkatar ka humbur kontaktet me familjen pasi doli për peshkim në liqenin e Pogradecit.

Familjarët bëjnë me dije se ai doli me varkë orët e para të mëngjesit por nuk është kthyer më.

Ata kanë denoncuar rastin në polici, ndërkohë mjetet e policise kufitare janë vënë në kërkim të personit që rezulton i humbur.

Deri tani kërkimet nuk kanë dhënë rezultat. Policia kufitare ka njoftuar edhe palën maqedonase, pasi dyshohet se varka mund të jetë shtyrë nga dallgë në pjesën tjeter te liqenit te Ohrit.