Arrestohet në Itali çifti italo-shqiptar, shpërndanin ekstazi me logon e “”Whatsapp”

495
Sigal

Policia italiane ka arrestuar një çift të rinjsh, pasi u kapën në flagrancë me disa doza anfetamine, kokaine dhe ekstazi, pranë një diskoteke në Ragusa. Në pranga ranë shqiptarja Xhesika Kaftirani, 22 vjeç, dhe i fejuari i saj italian Xhovani Nikastro, 26 vjeç. Zhvillimi i trafikut të lëndëve narkotike ka nxitur prodhuesit të zhvillojnë edhe marketingun, duke krijuar kokrra ekstazi me logon e “Whatsapp”. Karabinierët italianë kishi marrë sinjalizim për shpërndarjen e drogës në zonë dhe pasi këqyrën mjediset përreth diskotekës, vunë re se çifti qarkullonte shpesh me makinë dhe brenda automjetit prisnin klientët për t’u shpërndarë mallin.

Menjëherë pas arrestimit të dy të rinjve, policia ushtroi kontroll në banesën e tyre, ku u gjetën qindra doza të tjera ekstazi, disa doza kokaine, materiale për prerjen e drogës dhe një peshore profesionale. Shqiptarja 22-vjeçare u tha karabinierëve se e mbante anfetaminën në frigorifer, pasi aty droga konservohej më mirë. Dy të rinjtë nuk pranuan të rrëfejnë se nga vinte droga që ata shpërndanin. Hetimet e janë ende në zhvillim ndërsa për çiftin italo-shqiptar, rëndojnë akuzat e trafikimit dhe e shpërndarjes së lëndëve narkotike.