Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës, humb jetën shqiptari

92
Sigal

Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Brescia-s. Rreth orës 1:00 të mëngjesit të së premtes, Mirjan Cangoja humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me barrierat anësore.

Përplasja ishte e fortë dhe shqiptari humbi jetën menjëherë.

Cangoja ishte duke udhëtuar me një skuter tip TMax dhe mësohet se ka humbur kontrollin në një kthesë. Kanë qenë disa motoristë të tjerë që kanë dhënë alarmin. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan ambulancat, por ishte tepër vonë.

Cangoja bëhet viktima e tretë si pasojë e aksidenteve me motor në Brescia në harkun e disa orëve. Pak para kësaj ngjarje, një tjetër shqiptar, Iralt Merdita, 28 vjeç, humbi jetën në spital pasi u përfshi në një aksident me motor.