Rrëzohet nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë 55-vjeçarja në Tiranë. Policia nis hetimet

112
Sigal

Tragjik ka rezultuar fati i një 55-vjeçareje sot në Tiranë, e cila është rrëzuar nga kati i pestë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30, në rrugën “Komuna e Parisit”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 23.06.2023, rreth orës 17:30, në rrugën “Komuna e Parisit”, dyshohet se ka rënë nga kati i 5-të i pallatit ku banonte shtetasja A. M., rreth 55 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.