Plagosi të atin, detaje nga ngjarja në Korçë: Si nisi sherri

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që ndodhi në Korçë, ku u plagos një  52-vjeçar.

Mësohet se ngjarja u raportuar si aksidentale, por ka rezultuar se 52-vjeçari, Adriatik Kabashi u plagos nga djali I tij, 24-vjeçar, Adrieli

Sigal

Të afërmit në një prononcim për mediat shprehen se i riu është penduar, dhe është vetëdorëzuar në komisariat.

“Erdhi këtu duke qarë tek gjyshja. E pyesnim çfarë ke. Më pas iku me një shok dhe vajti u dorëzua vetë”- u shpreh i afërmi.

Ndërkohë mësohet se sherri në familje nisi për ndarjen e parave që familja fiton nga disa biznese që zotëron.

24-vjeçari tashmë i arrestuar, do të përballet me akuzën për dhunë në familje, Ndërsa babai i tij Adriatik Kabashi është transportuar në Tiranë për mjekim të specializuar.