Plagoset me thikë një 47-vjeçar nga Durrësi, arrestohet autori

485
Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri për motive për dobëta. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Durrës, ndërkohë polica ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, Artan Hodaj 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ka goditur me thikë në trup shtetasin D. S., 47 vjeç. Përleshja mes dy personave ka ndodhur në lagjen Nr.7. Për pasojë i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, Artan Hodaj ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe ka qenë në periudhë prove gjatë kohës që ka kryer veprimin e mësipërm. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Plagosja e lehtë me dashje”.
Sigal